Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Zot mba dorën/ Një shpërthim i fortë ndodh në këtë vend, raportohet se është shkatërruar plotësisht hoteli

Banorët e Kosturit janë tr ondit ur mëngjesin e së enjtes nga një shp ërt him i fuqishëm si pa sojë e të cilit është shkatërruar krejtësisht një prej hoteleve më të njohura të qytetit.

Bëhet fjalë për hotelin Tsamis, me 80 dhoma që ndodhet vetëm 4 km larg qytetit në një vend turistik përballë liqenit të Kosturit.

Forca të shumta të zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje pasi ka pasur edhe shumë vatra z jarri.

Shpërthimi, i cili ndodhi në 1.30 të mëngjesit, ka rrafshuar krejt ndërtesën trekatëshe, duke shpërndarë copa qelqi, tullash edhe çimentosh edhe përgjatë rrugës automobilistike që kalon pranë tij në një rreze prej të paktën 80 metrash.

Biznesi qëndronte prej një viti i mbyllur dhe për fat nuk ka pasur asnjë person brenda tij. Megjithëse në fillim u dys hua për rrjedhje të gazit, pronari i biznesit ka deklaruar se depozitat e tij nuk janë prekur dhe ende autoritetet nuk kanë një përfundim se kush e shkaktoi këtë shpërt him të fund.