Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Zot mba dorën! Jepet alarmi në Itali/ Moti është i keq dhe uji po merr para çdo gjë, bëhet paralajmërimi: Ju lutem rrini në shtëpi

Komuna e Krotonës (Crotone) në Itali ka dhënë ala rmin në mediat sociale për shkak të një të ashtuquajture “b om bë e motit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike me reshje të dendura të pasuara nga vërshime të befta uji.

Foto/ Alarm i kuq nga moti i keq në Itali. Mbyllen disa shkolla - Lajme nga Bota

Këto të fundit i kanë zënë njerëzit në befasi. Gjysma e qytetit është mbuluar nga një metër ujë, thotë shtypi vendas dhe situata në orët në vazhdim duket se do të vijë duke u përkeqësuar. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi “për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar op era cionet e mjeteve të transportit”.

Për Kalabrinë u dha alarmi i kuq nga Mbro jtja Ci vile, pikërisht me qëllimin të kërkohet kujdes maksimal pas reshjeve të rr ëmb yera të shiut.

Problemi, thonë ekspertët është se jemi vetëm në fillimin e këtij përkeqësimi të motit, i cili pritet të zgjasë me shumë intensitet deri pasditen e së dielës. Situata për orët e ardhshme me shumë gjasë do të mbetet serioze, Krotona për momentin është p aral izuar nga shirat, teksa cikloni, i cili është mëse i dukshëm nga sateliti, do të lëvizë shumë ngadalë drejt jugut.