“Zorrët në gojë”/ Mjekja e njohur-Beqajt: Nuk i dolën koncesionet, jep mend dhe për pensionet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka postuar së fundmi një analizë përmes së cilës propozon si mund të zgjidhet kriza ekonomike prej pandemisë në vend.
Ai ka ka propozuar në media disa zgjidhje të ngërçit ekonomik, ku mes tyre propozon rishikimin e pensionëve dhe shkurtimin e pagave të administratës.
Ende nuk dihet nëse ky është betëm propozimi i Beqaj apo i mazhorancës gjithësesi ky publikim ka ngjallur shumë debate në mediat sociale.
Ndër personat që ka reaguar është edhe mjekja Anika Dokle, e cila thotë se Beqaj, pasi ka përfituar para nga koncensionet, tashmë do që të marrë dhe paratë e pensionistëve.
Nuk i dolën koncesionet, jep mend dhe për pensionet. Zorrët në gojë…
Mesazhi i Beqaj:
Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë. Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020.