Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Zgjedhjet në Shqipëri/ Numërohen kutitë e para në disa qytete të vendit, ky është rezultati deri më tani

Procesi i numërimit të votave ka nisur vetëm pak orë pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin.

Ishte Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës që nisi e para hapjen e kutive të votimit për t’u ndjekur më pas nga Bashki të tjera. Kutitë e para janë hapur edhe në qarqe të tjera si në Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Kukës, Përmet e Pukë.

Korça: Fshati i Pustecit në qarkun e Korcës ishte i pari që nisi hapjen e kutive të votimit dhe përfundoi në numërimin e votave. Në fshatin Pustec, PS ka marrë 245 vota, PD – 109 vota dhe LSI – 61 vota.

Edhe në fshatin Goricë e Madhe ka përfunduar numërimi dhe PS ka marrë 159 vota, PD – 68 vota dhe LSI – 9 vota. Ndërsa në fshatin Goricë e Vogël, PS ka marrë 88 vota, PD 43 vota dhe LSI 8 vota.

Në fshatin Kallamas, PS merr 118 vota, PD merr 114 vota dhe LSI 17 vota. Në fshatin Diellas, PS merr 94 vota, PD 47 vota dhe LSI 22 vota. Në fshatin Gollomboc PD merr 40 vota, PS merr 34 vota dhe LSI merr 7 vota.

Në Bashkinë Pustec, PS merr 868 vota, PD 473 vota dhe LSI 168 vota. Ka dalë edhe rezultati i pesë kutive të para të hapura në Devoll. Partia Demokratike kryeson me 887 vota, ndërsa Partia Socialiste numëron 622 vota dhe Partia Socialiste për Integrim 127 vota. Parti të tjera kanë grumbulluar 14 vota.

Gjirokastër: Në votat e numëruara në fshatin Qesarat Memaliaj rezulton se PS merr 148 vota, PD merr 78 vota dhe LSI merr 36 vota. Ndërsa në Buz Memaliaj, 100 vota merr PS, 49 vota merr PD dhe 9 vota merr LSI.

Vlorë: Kutia e parë është numëruar edhe në fshatin Karbunar të Vlorës, ku PS merr 120 vota, PD merr 67 vota dhe LSI merr 53 vota.

Në fshatin Çiflik, të Konispolit është numëruar kutia 4707 e KZAZ-së 92. PS numëron 138 vota,PD-ja 79 vota dhe LSI 8 vota.

Dibër

Në KZAZ 17 në Dibër, në Bashkinë Klos ka përfunduar numërimi në një qendër votimi, ku rezulton se PD ka marrë 167 vota, PS 100 vota dhe PSD 3 vota.

Kukës

Në Bashkinë e Hasit ka përfunduar numërimi në tre qendra të votimit. Qendra e votimit nr. 530 vota te vlefshme janë 230 nga këto PD-ja ka marrë 159 vota dhe PS 69.

Qendra e votimit 525 ka në total 217 vota të vlefshme, prej tyre PD-ja ka siguruar 141 vota ndërsa PS-ja 74. Qendra e votimit 528, ka 346 vota, PD 233 dhe PS 113.

Në total në këto 3 qendra PD ka marrë 533 vota dhe PS ka marrë 256 vota.

Përmet: Procesi i numërimit të votave po vazhdon edhe në bashkinë e Përmetit.

Qendra e votimit 41-34 Çarçovë
Partia Socialiste: 87 vota
Partia Demokratike: 47 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim: 12

Qendra e votimit numër 41-34 Stermbeç
Partia Socialiste: 64 vota
Partia Demokratike: 31 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim: 10 vota

Qendra e votimit 41-38 Draçov
Partia Socialiste: 85 vota
Partia Demokratike: 67 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim: 11 vota

Pukë

Ka dalë rezultati i dy kutive të para të hapura në Pukë.

Partia Socialiste kryeson me 217 vota, ndërsa Partia Demokratike ka 79 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 3 vota.

PSD e Tom Doshit ka marrë 35 vota në këto kuti të numëruara.