Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja sa kohë do të qëndrojnë afganët në Shqipëri

Qytetarët afganë që do të vijnë në Shqipëri do të qëndrojnë të paktën 1 vit. Ky fakt bëhet i ditur në vendimin e sotëm të qeverisë e cila ka ngritur një task fo rcë që do të merre me këtë çështje.

Afghanistan: Taliban sweep country's south, take Helmand province

Në mbledhjen e saj të fundit, kabineti qeveritar Rama 2 miratoi ngritjen e kësaj ta sk fo rce që do të përbehet nga shtatë Ministri dhe do të kryesohet nga dikasteri për punët e Jashtme.

Ky është vendimi i parë që shteti shqiptar ndërmarr pas deklaratave publike dhe parashikon dhënien e m brojtjes së përkohshme ndaj afganëve.

Me këtë statusit, afganët do të kenë të drejtë të qëndrojnë për 1 vit në Shqipëri, ndërsa Qeveria i njeh vetes të drejtën të kufizojë lëvizjet e tyre nëse do t’i nevojitet. Prej më shumë se dy javësh shteti shqiptar është angazhuar të presë një numër prej rreth 3 mijë refugjatësh nga Afganistani që do të qëndrojnë në Tiranë, Durrës dhe Berat.

Afghanistan: Top UN officials strongly condemn 'heinous' attack on girls  school | | UN News