Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Zbardhet dokumenti/ Veliaj gati të shembë Teatrin Kombëtar!

Teatri Kombëtar është ndër çështjet më të nxehta për shkak të këmbënguljes së Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj për shembjen e godinës së vjetër.

Kryebashkiaku Veliaj duket se është duke përgatitur gjithçka për të kryer shembjen e godinës, planet për të cilën janë bërë prej kohësh.

Për vendimin e tij ka reaguar ashpër edhe Presidenti Meta i cili ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe po ashtu reagime ka patur edhe nga KE dhe Europa Nostra.

Duket se kryebashkiaku Veliaj ka vendosur të sillet si pronari i Tiranës dhe jo si shërbëtori i saj dhe ka dërguar në Këshillim Bashkiak vendimin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar duke shpërfillur këdo dhe duke vazhduar me paturpësi përpjekjet për shembjen e godinës me rëndësi kuturore e historike.

Prej kohësh artistët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kanë protestuar çdo ditë edhe në këto kohëra pandemie.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama kaloi truallin e teatrit kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës vendim që ngjalli revoltën e artistëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile pjesë e aleancës në mbrojtje të teatrit ndërsa Parlamentarja e BE Doris Pack e quajti vendimin përpjekje të Ramës për të kaluar shembjen e godinës në duart e mikut të tij me synim që vetë të dalë i pastër.

Leave a Reply