Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Xhensila Myrtezaj flet për vjehrrën: Është një yll i vërtetë

Xhensila Myrtezaj është një prej këngëtareve më të njohura në Shqipëri. Këtë të hënë, ajo ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku iu përgjigj pyetjeve thumbuese të gazetarëve të vegjël.

Një ndër to ishte edhe ajo që i tha Herla, e cila i tregoi Xhensilës në vesh një sekret. “Bëja kafen mirë vjehrrës se të ka bërë gjithë atë çun”, tha ajo ndërsa e gjithë skena u pasua me humor nga këngëtarja dhe moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu.

Xhensila tregoi se ia bën gjithmonë vjehrrës kafenë, ndërsa rrëfeu edhe se çfarë marrëdhënie ka me të. Ajo u shpreh se do të donte që vajza e saj, Ajka, të merrte kaçurrelat e vjehrrës kur të rritej. Pikërisht gjatë rritjes së Ajkës, Xhensila tregoi se ëma e Bes Kallakut ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme.

Herla: Bëja kafen mirë vjehrrës se të ka bërë gjithë atë çun!

Xhensila Myrtezaj: Ah Herla, Herla.

Alketa Vejsiu: Ia bën kafen vjehrrës meqë ra fjala?

Xhensila Myrtezaj: Unë ia bëj kafen vjehrrës. Më ka bërë gjithë atë çun moj Alketa si mos t’ia bëj kafen. Vjehrra ime që ta dini të gjithë ju nuk është ija, ija është gjyshja e Besit. Unë vjehrrën e kam një yll të vërtetë, një bionde me kaçurrela që nuk di. Do doja shumë që Ajka të merrte kaçurrelat e vjehrrës sime. Përndryshe ajo ka qenë ndihma më e madhe që kam pasur në rritjen e Ajkës. Nëna Shpresa të falenderoj shumë. Unë madje e kam pagëzuar me emrin nëna kamomili. Ajo ka qenë në çdo vështirësi time, në çdo vaksinë të Ajkës, në çdo siklet që mund të kem pasur me temperaturën me vajzën. ajo ka qenë krah meje, për t’i shërbyer Ajkës./tvklan.al