Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Vr au prindërit dhe motrën 14-vjeç, Gjykata dënon me burg përjetë 30-vjeçaren shqiptare

Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut ka dënuar me burg përj etë 30-vjeçaren shqiptare Blerta Pocesta. Mbi të rëndon akuza për vr a sjen e nënës, babait dhe motrës së saj vetëm 14-vjeçare. Ngjarja e rë ndë ka ndodhur më 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe.

Familja Pocesta jetonte prej vitesh në Pordenone të Italisë, por ishin rikthyer në Dibër të Madhe, për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre.

Menjëherë pas ceremonisë festive, Blerta që lloi me pist oletë nënën e saj, Nazmijen, 53 vjeçe, të atin, Amidin, 55 vjeç dhe motrën 14-vjeçare Anila të cilët fatkeqësisht nuk u mbijetuan pl agëve.

30-vjeçarja u largua nga Maqedonia e Veriut me ndihmën e 60-vjeçarit Vehab Gllobiçishta i cili u dën ua me 3 vite burg, ndërsa u dënua me 10 vite burg Ferdi Gashi, si bashkëpuntor në kr im.

Blerta u arrestua në Itali, ku ishte kthyer menjëherë pas kri mit dhe iu dorëzua për gjykim autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Në dëshminë e dhënë për hetuesi, 30-vjeçarja është shprehur se i kishte vr arë për shkak se nuk e lejonin të martohej me një italian.

Ajo punonte si sekretare në një kompani, ndërsa policia italiane e kishte skeduar si përdoruese dr oge.

Leave a Reply