Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Votat nuk janë numëruar të gjitha, por Albin Kurti thyen rekordin e LDK-së së Ibrahim Rugovës

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë në këto zgjedhje, duke marrë numër rekord të votave në nivel të shtetit. Kur kanë mbetur ende vota për t’u numëruar, partia e Albin Kurtit ka marrë 372.156 vota.

Kjo thyen edhe rekordin e LDK-së së vitit 2001, ku atëherë me në krye Ibrahim Rugovën kishte marrë 359.851 vota. Në ditët në vijim pritet të numërohen të gjitha votat (edhe rreth 3%) si dhe votat me post dhe ato me kusht.