Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Vlora nën pushtetin e ujit/ Reshjet e shiut nuk po pushojnë, uji po merr para çdo gjë

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së djeshme kanë shkaktuar përmb ytje të rrugëve në qytetin e Vlorës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, rrugët kryesore të qytetit bregdetar gjenden nën pushtetin e ujit, teksa makinat e kanë të vështirë qarkullimin në to.

Përmbytet Vlora nga reshjet e dendura të shiut - Indeksonline.net

Rruga Transballkanike, një nga pikat kyçe të transportit në qytetin e Vlorës, shfaq një problematikë të vazhdueshme përmb ytjesh sa herë që kemi reshje të dendura të shiut.

Prezenca e ujit vërehet edhe në rrugë të lagjeve të ndryshme të qytetit, por për momentin nuk raportohen përmb ytje në banesa ose biznese.

Punonjësit e ujsjellës-kanalizimeve kanë zbritur në terren në mënyrë që të bëjnë të mundur zhbllokimin e kanalizimeve dhe normalizimin e situatës. Në ditët në vijim parashikohet që situata të përkeqësohet pasi priten reshje masive shiut në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Përmbytet Vlora - Epoka e Re