Vjet ishte ai/ Vajza e Sabianit bëhet pjesë e ‘Big Brother Vip’

Vajza e Sabianit, Keisi është banorja më e re në shtëpinë e Big Brother. Prej kohësh ka qarkulluar lajmi se Keisi do futej në Big Brother dhe mesa duket paska qenë e vërtetë.
Keisi ka hyrë sonte duke u shprehur e lumtur për këtë eksperiencë të re. E pyetur se kush është banorja që pëlqen më shumë në shtëpi, Keisi tha emrin e Kiarës, me të cilën u miqësua menjëherë.