Vjen lajm i madh për koronavirusin, studiuesit kinezë gjejnë trajtimin që ndalon pandeminë

Studiuesit në Universitetin prestigjoz të Pekinit, ‘Beida’ kanë zbuluar një trajtim që mund të ndalë epideminë e koronavirusit. Medikamenti i krijuar është ende në fazë testimi.
Sunney Xie, Drejtor i Qendrës së Kërkimeve të Avancuara për Gjenet në universitetin ‘Beida’, tha se medikamenti ishte testuar me sukses tek kafshët.
Ilaçi përdor antitrupat neutralizues, të prodhuar nga sistemi imunitar i njerëzve për të parandaluar infektimin e qelizave, të cilat ekipi i shkencëtarëve kinezë i ka marrë nga gjaku i 60 pacientëve të shëruar.
Ndërkohë studimi është botuar edhe në revistën e specializuar “Cell”.
Sipas studiuesve, trajtimi I ri përshpejton kohën e shërimit të pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusit.
Sunney Xie tha se trajtimi që ata përdorin ‘ka neutralizuar koronavirusin’ dhe sipas tij, aimund të jetë i disponueshëm përpara fundit të vitit, në kohën e një sulmi të ri të mundshëm në dimëror të COVID-19.
Sunney Xie tha gjithashtu se “Përgatitja e provave klinike është duke u zhvilluar dhe se ato do të zhvillohen në Australi”.
Ndërkohë rreth njëqind laboratorë në të gjithë botën po kokurojnë për të prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit./shqiptarja