Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Vjen deklarata pr ovokuese e Presidentit serb Vuçiç: Jam për kufijtë ekzistues, Kosova të jetë brenda Serbisë!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk e ka parë dokumentin “non-paper” që thuhet se i është dorëzuar në Bruksel presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, nga kryeminsitri slloven Janez Jansha, ku parashikohet që Kosova t`i bashkohet Shqipërisë dhe Republika Srpska, Serbisë.

“Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, e duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ai për median serbe B92.“Për ne, gjëja më e rëndësishme është paqja dhe stabiliteti i plotë”, theksoi ai, duke shtuar se kjo përfshin edhe vazhdimin e dialogut me Kosovën.