Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

‘Virusi nuk njeh moshë’, 28-vjeçari në Shkodër humb jetën nga Covid-19

Numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri vazhdon të rritet. Vetëm së fundmi ka ndërruar jetë një 28-vjeçar nga Shkodra, i quajtur Anton Çuni.

Ai punonte si elektricist dhe lajmin e hidhur e ka dhënë OSHEE, me anë të një postimi në rrjete sociale. “Virusi nuk njeh moshë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve U prehtë në paqe!”