Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

(Video) Nuk i pa dot nënë të gjalla si puthi dot, rrëqeth gjyshja e vajzave 9 dhe 14 vjeçe që dhanë shpirt mes rrugës: O ç’më bëtë

Familjarët, të afërm dhe miq të familjes Gushi i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Eduartit, Silvanës, Anastasia dhe Evës; 4 anëtarëve të familjes që u shuan dje në një a ksident tr agjik në autostradën Fier-Vlorë.

Nëna e Silvana Gushit dhe gjyshe e dy vajzave Anastasia dhe Eva u ka dhënë sot, gjithashtu, lamtumirën e fundit vajzës, mbesave dhe dhëndrit. Bashkëshorti dhe persona të tjerë e mbajnë nga krahët, ndërsa ajo vajton humbjen e të shtrenjtëve të saj.

“O lulet e nënës çfarë më bëtë”, dëgjohet të thotë ajo.

Sot, në shtëpinë e familjes Gushi kanë shkuar qindra të afërm e miq, banorë të Patosit të cilët janë shokuar nga ikja e tyre. “U prish një fole e madhe. U mbyll një derë”, u shpreh një i afërm i familjes, ndërsa me zërine dridhur tregonte si e kishte mësuar lajmin.

“Ishte një familje shumë e mirë. I kishte të tëra. Edhe unë kur e mora vesh mbrëmë. Qava. Unë që e njoh, më dhë mb shpirt, sidomos ne prindërve. U mbyll dera. I njihja shumë mirë. Ishin njerëz në hallet e veta. Kanë bërë këtë shtëpi, me kursimet. U prish një fole e madhe për mua dhe popullin e Patosit”, tha i moshuari.

Redaksia i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të më të shtrenjtëve të tyre.