Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

(Video) Ndodh fenomeni i pazakontë në mesin e majit në Shkodër, ja si ka mbuluar breshëri i madh çdo gjë

Shkodra është zgjuar sot e zbardhur, por jo nga bora por nga breshëri. Një fenomen i pazakontë ky për qytetin në këtë mes maji.

Reshjet kanë nisur në mesnatë e sot në mëngjes breshëri kishte mbuluar të gjitha rrugët e rrugicat e qytetit.

Automjetet qarkullojnë me lehtësi, pavarësisht se breshëri ka arritur në disa centimetra.