Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

(Video magjike) U njohën Ditën e Verës, dy të rinjtë martohen live te Rudina, dhe betohen: Derisa sa të kemi frymë!

Programi “Rudina” në Tv Klan nisi pasditen e sotme sezonin e ri. Puntata e parë ka nisur mjaft ndryshe, me një surprizë për ndjekësit, por edhe për dy të ftuar të veçantë. Studio ishte zbukuruar dhe arreduar me lule e qirinj për zhvllimin e një ceremonie të veçantë.

Live në studio, dy të rinjtë Eglantina Tuka dhe Armando Rustemi celebruan në martesë dashurinë e tyre. Eglantina në profesion është regjisore, ndërsa Armando në profesion koreograf/balerin.

Eglantina dhe Armando janë njohur në 14 Mars të vitit 2014, Ditën e Verës në një koncert në Elbasan. Eglantina ishte në rolin e moderatores, ndërsa Armando si balerin.

Propozimi për martesë ka ndodhur dy vite më parë, pikërisht në 25- vjetorin e lindjes së Eglantinës, por vetëm ditën e sotme çifti celebroi në martesë historinë e tyre të veçantë të dashurisë.

Celebrimi u bë në studio nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një atmosferë magjike dhe në praninë e dy dëshmitarëve, çifti i tha “Po” njëri-tjetrit dhe nisën në këtë mënyrë një tjetër rrugëtim në jetën e tyre së bashku.