Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

(Video) Gjenerali amerikan i bënë dhuratë e veçantë djalit të Edi Ramës, Zahos

Në Portin e Durrësit u zhvillua një ceremoni këtë të martë në kuadër të nisjes së stërvitjes ush tarake “Defender Europe 21”.

Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij dhe ambasadorja Yuri Kim ka vizituar një prej anijeve usht arake të Rojes Bregdetare shqiptare. Në bordin e kësaj anije ka qenë edhe gjenerali i ushtrisë amerikane Tod D. Wolters.

Kryeministri ka shkëmbyer me gjen eralin dhurata duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë. “Faleminderit zoti Kryeministër kjo është shumë e veçantë”, ishte reagimi i gjenerali teksa Rama i dhuroi edhe Medaljen e Mirënjohjes së kryeministrit.

Në këmbim gj enerali amerikan i dhuroi kreut të qeverisë një suvenir të vogël, në dukje një spilë. Rama u shpreh i lumtur për këtë dhuratë dhe tha se do t’ia japë djalit të tij, Zahos. Gjenerali ofroi edhe ndihmën e tij për djalin e vogël të kryeministrit nëse ndonjëherë do që të fluturojë ndonjë avion.