Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

(Video) Basha në orë të vështira, demokratët mblidhen jashtë selisë blu në protestë: Largohu Luli, ik!

Disa simpatizantë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar sërish sot një protestë tek selia blu. Ata kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pasi sipas tyre ai është përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

Një prej simpatizantëve tha se ka shumë emra të tjerë që mund të kthejnë PD-në në pushtet, ku një prej tyre sipas tij është dhe Agron Shehaj.

Po ashtu ai tha se ndihen të tradhtuar dhe deklaroi se ka grisur teserën e PD me firmën e kryetarit Basha.

“Ky na ka tradhtuar, ta marrin vesh të gjithë. Unë e kam grisë teserën e Partisë Demokratike me firmën e Lulzim Bashës“, tha simpatizanti i PD.

Nga ana tjetër Ibsen Elezi, ish-kreu i PD në Kukës tha se të gjithë anëtarët e PD që protestojnë kanë qenë aktiv në zgjedhje e 25 Prillit.