Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Veliaj: Pas pandemisë do sanksionojmë fundjavën pa makina në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për “Repolitix” është shprehur se pasi t’i vijë fundi Koronavirusit, në Tiranë do të sanksionohet fundjava pa makina. Ai tha se në fundjavë makinat qarkullojnë më së shumti për distanca të shkurtra dhe kjo mund të zëvendësohet me ecjen në këmbë apo me biçikletë.

“Qyteti ka qenë më i pastër, më i kthjellët dhe kemi kuptuar se ndotësi më i madh janë makinat. Në Tiranë bëhen 800 mijë segmente me makina në ditë dhe 400 mijë prej tyre janë distanca të shkurtra, më pak se 1 kilometër; në dyqane, farmaci apo parukeri, që mund ta bëni shumë mirë në këmbë ose biçikletë.

Në momentin që do i rikthehemi jetës normale do sanksionojmë fundjavën pa makina, jo më nga halli, por për një shëndet me të mirë e ajër më të pastër. Kur të kthehemi në normalitet do ta sanksionojmë si një rutinë që na bën mirë ne”, u shpreh Veliaj.

Leave a Reply