Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Vazhdon dilema: Sa është shifra reale e vik timave të Covid-19 në Britani?

Numri i vi ktimave të shkaktuara prej pandemisë në Britani, është kthyer në një çështje debati. Ekspertët pretendojnë se shifra reale, mund të jetë sa dyfishi i shifrës së raportuar zyrtarisht. Sipas tyre, rreth 45.000 persona mund të kenë ndërruar jetë dhe jo 27.510 siç është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në Britani, është kthyer në problem fakti që shumicën e rasteve, shifrat e raportuara përfshijnë vetëm vik timat e konfirmuara nga spitalet. Por, sipas ekspertëve, shumë njerëz kanë ndërruar jetë në banesat e tyre apo në shtëpitë e kujdesit të të moshuarve, duke krijuar kështu konfuzion në fatalitetin real të koronavirus.

Një ish-analist thotë:

Analiza e pandemisë duhet të marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë, jo vetëm raportimet e spitaleve. Vde kjet në komunitet apo shtëpitë e kujdesit të të moshuarve, mund të ndryshojnë në mënyrë drastike shifrat zyrtare. Për të mos përmendur edhe njerëzit të cilët nuk arrijnë të testohen dhe ndërrojnë jetë. Zyrtarët kanë filluar të mbledhin të dhëna edhe përtej spitaleve, por nuk janë të dhëna të rregullta dhe të përditësuara.

Leave a Reply