Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Varianti Delta i Covid-19 është futur në Shqipëri, flet kreu i Urgjencës Kombëtare: Nuk mund të them që…

Muta cioni Delta mund të ketë mbërritur edhe në Shqipëri. Këto dyshime janë ngritur edhe më shumë pasi një person që ka ardhur nga Britania në Shqipëri ishte i prekur me Covid me varatin indian.

Personi në fjalë kishte bërë tamponin para se të nisej dhe kur mbërriti në Shqipëri ka marrë e-mail se është i prekur nga Covid-19 me variantin Delta (indian), raporton TCH.

Në lidhje me këtë ka folur edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili nuk ka përjashtuar rastin që Delta të ketë mbërritur në vendin tonë.

“Por edhe mund të ketë hyrë. Kemi pasur shumë hyrje dalje këtë periudhë. Vendet fqinje janë prekur. Aq më tepër që parashikohet që do të predominojë Delta. Por ky mund të mos jetë rasti i vetëm. Pasi në vendin tonë vijnë persona nga vende të infektuara me Delta dhe ne nuk i kërkojmë minimumi tamponi negativ.

Ana negative është se do të rritet numri që e favorizon rritjen më tej në vjeshtë dhe ky është dhe problemi në Europë sepse rritet numri i atyre që shtrohen,” tha Brataj ndër të tjera.