Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

U munduan të krijonin super veshje, por u ndodhi ajo që s’e kishin menduar

Blerësit kanë tallur në rrjete sociale koleksionin e veshjeve të lëkurës që është nxjerrë nga ASOS.

Sipas tyre, këto veshje janë shumë të ngjashme me qeset e zeza të plehrave. Ishte fustani me një krahë ai që tërhoqi fillimisht vëmendjen e llogarisë në Instagram ‘asbos_sos’.

Kjo llogari ka fitura një sërë ndjekësish duke ndarë produkte qesharake të ASOS, dyqanit online.

Me më shumë se 37,000 ndjekës, llogaria ka ndarë një sërë produktesh nga koleksioni i fundit i dyqanit.

Ky postim u komentua shumë dhe shakatë në kurriz të firmës ishin të shumta, por ato që mbizotëronin ishin ato që i krahasonin veshjet me qese plehrash.