Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

U kërkua shkarkimi i tij nga Presidenca, por Meta dhe Rama bëhen bashkë në Durrës/ U fol për….

Në ceremoninë e hapjes së stërvitjes së “Defender Europe 21” në Durrës janë bërë bashkë si rrallë herë Rama e Meta.

Meta dhe Rama urojnë Vetëvendosjen për fitoren e zgjedhjeve – Iliria News  Agency

Në fjalën e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë ndër të tjera tha se ky është një test i shkëlqyer për të njohur mjedisin rajonal dhe se pjesëmarrësit do të mbeten të mbresëlënë nga mikpritja që do t’u bëhet nga shqiptarët sepse shtëpia e shqiptarit është e mikut.

Fjala e Metës: “Kjo stërvitje u shtarake mbledh së bashku mijëra trupa u shtarake, do të jetë stërvitja e parë që NATO mban në rajonin tonë.

NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, dhe mbështetja e kombit tonë shqiptar ka qenë gjithmonë e pakushtëzuar. Kjo është një stërvitja ushtarake shumëkombëshe, ku forcat tona jo vetëm do mbështesin forcat që do të mbërrijnë por do të jenë aktive me nurin e tyre prej një personeli 1000 vetash.

Kjo ju jep mundësinë focave tona usht arake, të rrisin nivelin e tyre të ekspertizës. Cdo ushtrim është një test dhe rast i shkwlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal dhe në këtë mënyrë është e rëndësishme shumë.

Si presideëntt i republikës jam i sigurt që duke respektuar të gjitha protokollet e shpallura për të ruajtur masat kundër covid-19. Jam i sigurt që të gjithë pjesëmarrësit, do të mbeten të mbresëlënë nga mikpritja që do t’u bëhet nga shqiptarët sepse shtëpia e shqiptarit është e mikut. Miqësia jonë është e hershme, daton para se poeti i SHBA t’i thurte një poezi mbrotjësit të Europës nga barbarët, heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Dueli Rama-Meta” - Thikat pas shpine, pabesitë, darkat dhe marrëveshjet  okulte - Top Story - YouTube