Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

U hodh nga spitali Covid-19, i riu shqiptar do bëhej 30 vjeç/ Familja e tij prek, lëshohen 30 pëllumba të bardhë në qiell

Xhino Koça, djali me portretin e qeshur nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më. Sot ai do të festonte 30-vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë, familja e tij ka vendosur ta kujtojë në një mënyrë të veçantë.

xhino koca - Gazeta Express

Nëna e tij, stilistja e njohur, Lira Koça ka bërë një postim në Instastory, ku ndër të tjera shkruan: “Data 5 mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit, duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”.

I shtruar në spital i infektuar nga COVID-19, Xhino vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Detaje tronditëse nga vetëvrasja e Xhino Kocës, zbulohet sms-ja e fundit që  u çoi prindërve, e mbante prej kohësh në celular, libri që po lexonte ditët  e fundit - Zjarr.tv