Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

U fotografua me listë e … në dorë para spitalit, mjeku Pipero rrëfehet: Nuk është ashtu si duket

Mjeku Pëllumb Pipero ka sqaruar fotot që qarkulluan në rrjet, ku doli me listë në dorë përpara të afërmeve të pacientëve të shtruar.

Ne po shohin vetëm majën e ajsbergut'/ Mjeku Pëllumb Pipero bën ...

I ftuar në studion e “AbcNews”, Pipero u shpreh se ishte rastësisht aty dhe thekson se duhet një mënyrë më e organizuar komunikimi.

Mjeku shtoi më tej se në spitale nuk mungon transparenca por organizuar më mirë komunikimin.

Pjesë nga biseda në studio: Endri Xhafo: Në një foto të publikuar nga Presidenti jeni ju?

Pëllumb Pipero: Unë nuk e kam parë foton, pashë që qarkullojnë në disa portale ishte rastësi por natyrisht ne e kemi detyrim ligjor dhe profesional të komunikojmë me qytetarët. Është detyra e jona, i spitalit të japë informacion familjarëve. U gjenda rastësisht dhe e shoh si obligim. Duhet formalizuar në dy fasha oraresh paradite dhe pasdite në mënyrë që familjarët të mos presin. Në zakonin tonë është grumbullimi para spitaleve jemi edhe të paduruar.

Tre pacientë zero në Shqipëri”, Pëllumb Pipero tregon sa të ...

Endri Xhafo: Ka një mungesë transparence, u merret telefoni personave që shtrohen?

Pëllumb Pipero: U merret të gjithë pacientëve numri i telefonit. Për ata që janë të pandërgjegjshëm. Flas për numrin e telefonit të familjarëve dhe shënohet në kartelë.

Endri Xhafo: Po flas për celularin e pacientëve, ka zëra se në Sanatorium u merret pacientëve celulari.

A është e vërtetë që brufeni përshpejton infektimin nga COVID-19 ...

Pëllumb Pipero: Jo te ne nuk u merret. Nuk u është ndaluar atyre që janë në gjendje të komunikojnë. Nuk e di çfarë ndodh te

Sanatoriumi, tek ne nuk u merret celulari. Familjari ka komunikim të vazhdueshëm. Nuk mungon transparenca por duhet të organizojmë më mirë komunikimin. Nuk është shumë komode që të dalë Pipero aty, apo Çomo. Ishte një rastësi dhe besoj që kam bërë shumë mirë.

Pipero apel qytetarëve: Rrezikojmë të bëjmë hapa pas,respektoni ...