Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

TULLUMBA, RECETE E LEHTE DHE E SHIJSHME!

Përbërësit:

2.5 gota miell,

2 gota te ujit ujë,

1 luge te gjellës margarinë,

2 lëng limoni,

4 vezë.

Për sherbet:

vaj,

2 gota të ujit sheqer,

2 gota te ujit ujë,

1 lugë te gjellës lëng limoni.

Përgatitja:

Fillimisht 2 gota të ujit vloni. Shtoni vajin dhe lëng limonin. Pasi vaji fillon të shkrihet filloni ta shtoni miellin. Fërgoni deri sa ta merr ngjyrën e verdhë. Pastaj lëreni të ftohet dhe shtoni vezët.

Përzieni me mikser deri sa ta përfitoni brumin, largoni mikserin lyeni pak me vaj dhe gatuani me dorë.

Glazurën e tullumbës shtoni pak në shiringë, dhe preni ( në aq gjatësi sa iu nevojitet). Vendosni në tenxhere për pjekje deri sa te skuqen.. Pastaj largoni nga zjarri dhe vendoseni në sherbetin e ftohte.

Pasi ta merre mjaftueshëm sherbetin, largoni tullumbat. Pasi te ftohet mund ta shërbeni . Ju bëftë mirë!

Leave a Reply