Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

“Trupi im, zgjedhja ime”/ Protestuesit në Londër ngrihen kundër masave të izolimit

Një protestë me disa persona është zhvilluar në Londër për shkak të masave të izolimit prej pandemisë.

Protestuesit në Londër morën pjesë në një përqafim grupi përpara selisë së Met Policisë në kundërshtim me masat e izolimit prej koronavirusit.

Njerëzit e mbledhur u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin ndërsa të tjerët mbanin pankarta ku shkruhej: “Trupi im, zgjedhja ime”.

Rreth 20 vetë dukej se ishin në turmë, ku ndodheshin edhe fëmijë të vegjël.

Policia u tha protestuesve që të ktheheshin në shtëpitë e tyre ndërsa në pranga ka rënë një person që nuk iu bind urdhërit.

Mbledhjet e njerëzve janë të ndaluara sipas rregullave të Mbretërisë së Bashkuar për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë në izolim për shkak të koronavirusit për rreth gjashtë javë, pasi Boris Johnson urdhëroi Britanikët të rrinin në shtëpi duke lejuar lëvizjen vetëm për nevojat më thelbësore, si pazaret apo blerjet e mjekimeve.

Leave a Reply