Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Tragjike në SHBA/ Koronavirusi i merr jetën nënës dhe tre djemve të saj

Një histori e trishtë vjen nga SHBA, që tashmë është vendi i parë në botë që ka numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus.

Mediat amerikane raportojnë se një grua dhe tre djemtë e saj kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në shtetin e Luizianës.

86-vjeçarja, Antoinette Franklin dhe djemtë e saj, Herman Franklin Jr., 71-vjeç, Antony Franklin Sr., 58-vjeç dhe Timothy Franklin, 61-vjeç, vd iqën pasi u testuan pozitivisht për koronavirus.

Luiziana është një nga vatrat më të nxehta të pandemisë, ku janë regjistruar 582 vd ekje dhe mbi 16 mijë të infektuar.

86-vjeçarja ndërroi jetë më 23 mars, Antony vd iq në 26 mars, Timothy më 30 mars.

Viktima e parë ishte vëllai i tyre më i madh, Herman, i cili humbi jetën më 20 mars. Ai la pas tetë fëmijë.

Burimi: NBC News|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply