Tragjedia në Tiranë, flet e mbijetuara e vetme: Ju s’e keni idenë se çfarë s akrificash kemi kaluar ne për të fituar ringjalljen

Zbardhen fjalët e para të Blertës, vajzës së vetme të mbijetuar të familjes Josifi, ku nëna dhe vajza tjetër u gjetën të vetë vra ra në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Dy vajzat dhe nëna ishin besimtare të Jehovait. Ato i dhanë fund jetës, ndërsa Anisa, vajza që u gjet e e pa jetë nga zjarrfikësit dhe policia, besohet se ka ndërruar jetë nga 2 javë deri edhe 5 muaj më parë.
Sipas dyshimeve të para, trupi i pajetë është mbajtur në banesë nga nëna dhe motra tjetër, me shpresën se do të ringja llej, sipas besimit të tyre.
Sakaq, pol icia thotë se fjalët e para të vajzës së mbijetuar, Blertës, kanë qenë: “Ju s’e keni idenë se çfarë sakrif icash kemi kaluar ne për të fituar ringjalljen”.
Në banesë u gjetën tekste dhe shënime fetare, si dhe disa përzierje vajrash, me të cilat dyshohet se lyhej trupi i pajetë i vajzës, për të penguar deko mpozimin.
Kryefamiljari ka ndërruar jetë 5 vite më parë dhe ishte një prej themeluesve të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin e Përmetit, nga ku familja kishte origjinën.