Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Tjetër thirrje e fortë bëhet që këngëtari serb mos të këndojë në Korçë: Ja çfarë duhet të bëjmë, vjen serbi po ne do ia tregojmë….

Reperi i njohur Noizy ka bërë një tjetër reagim mbi ftesën që i është bërë këngëtarit boshnjak me identitet kombëtar serb, Goran Bregovic, për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.

Ai në një postim të publikuar në InstaStory këto ditë paralajmëroi kër cënime në rast se artisti sllav do të ngjitet në skenën e festivalit të birrës.

E duke parë që organizatorët nuk po zmbrapsen por po vazhdon të theksohet se Bregovic do të jetë i ftuar nderi, Noizy duket se ka një tjetër plan. Ai përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka shpalosur idenë e organizimit të një tjetër koncerti të përmasave të mëdha në Korçë në po të njëjtën ditë që Bregovic pritet të ngjitet në skenë.

“Duhet të bëjmë një koncert t’ia marrim gjithë fansat asaj festës, në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar”, shkroi ai fillimisht në një fotografi të publikuar nga palestra.

Më pas, reperi i shumë hiteve vazhdoi t’u bënte ftesë të hapur kolegëve për organizimin e këtij koncerti, me qëllim dështimin e festivalit të birrës.

“Duhet të mblidhemi të gjithë artistët e të gjitha zhanreve, të bëjmë një koncert tjetër paralel me atë që ka organizuar Bashkia e Korçës. Dhe iu bëj thirrje artistëve shqiptarë që kanë pranuar të shkojnë te koncerti ku është i ftuar ai, mirë është ta anulojnë atë, le të këndojë vetëm ai tri ditë rresht, pa fansa. S’kam asgjë kundër artistëve të asnjë shteti, por jam kundër një artisti që ka nxitur dhunë kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, si ky rasti”, ka shkruar tutje Noizy në InsatStory.