Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Thaçi, Sveçlës: Lokacioni im është në shtëpi – për ministrin, shefin e tij dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me deklaratat e ushtruesit të deyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili ka hedhur dyshime se i pari i shtetit shkoi në Shqiperi dhe u kthye me deputetin Behxhet Pacolli në eskortë.

“Për interesimin e Sveçlës dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që janë shndërruar, nese iu intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi. Sa iu përket masave tjera duhet të mendojnë që të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e kësaj radhe as zotëri Pacollin”.

“Kështu që lokacioni im është në shtëpi – për ministrin, shefin e tij dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre. Nëse ia mësynë mos të vjen vet, le të vjen me Kurtin”, deklaroi Thaçi në një linjë telefonike në emisionin “Debat Plus” ne TV Dukagjini.

Tutje pretendimet e Sveçlës, Thaçi i quajti “shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh”.

“Ftoj të gjithë për urtësi, bashkëpunim që ta tejkalojmë pandeminë të vazhdojmë me hapa të tjerë institucionalë dhe t’i ndalim veprimet e këtij grupi të organizuar kriminal që e kanë kapë qeverinë”.

Leave a Reply