Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Tha se kosovarët s’e dinë çfarë është vaj i ullirit, Bledi Mane: E vërtetë është jam i lumtur

Gazetari Bledi Mane ka reaguar mbi një deklaratë publike të bërë mbrëmjen e djeshme mbi shqiptarët e Kosovës. Ai tha se pavarësisht se Kosova është pjesë e jona, nuk të ofron asgjë.

Për më tepër tha se nuk përdorin as vajin e ullirit dhe kanë mbetur tek peskavicat. Reagimet mbi këtë deklaratë të Manes kanë qenë të ashpra teksa ai vetë ka rrëfyer se ka marrë kë rcën
ime për jetën.

“Unë thashë që është e vërtetë që Kosova nuk ka kulinari të mirë pasi nuk përdor vajin e ullirit, por nuk prisja që të bëhej virale për 24 orë përtej kufijve.

Si gazetar jam i lumtur që provokova një debat kulinarie. Kam marrë 329 kërcënime nga 320 kërcënues që nuk dinë të gatuajnë, të kequshqyer meqë pashë edhe fotot e tyre të profileve”-ka shtuar ai.

Nuk është hera e parë që gazetari në fjalë bën deklarata të forta që ngjallin diskutime dhe reagime te shumta në rrjetet sociale.

Deklarata e tij është bërë lajm në gjithë mediat dhe portalet në Kosovë, gjë që i ka mërzitur shumë shqiptarët e Kosovës dhe komentet kritike ndaj tij kanë qenë të shumta.