Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Tërmeti 6.3 ballë lëkund ishullin ku jetojnë shumë shqiptarë, bëhet paralajmërimi: Rrini larg bregut të detit

Një alarm cunami u lëshua pas tërmetit të fortë prej 6.3 Rihter në juglindje të Kretës. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet.

“Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Qëndroni larg nga brigjet “, shkroi ai.

“Ne kemi lëshuar një al arm për cunami, por asgjë shumë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros. Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte mjaft i vogël për të krijuar një cunami të madh. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është t ro nditur ”, tha presidenti i OASP Efthymios Lekkas.

Deri më tani, disa dë mtime janë regjistruar në ndërtesa, më e rëndësishmja është shembja e kishës së Agios Nikolaos në Xirokampos, Sitia.

Tërmeti, i përqendruar në zonën detare 23 km në lindje të Zakros dhe kishte një thellësi prej 8.2 km, pati një kohëzgjatje të gjatë me njerëzit që dolën në rrugë dhe autoritetet urdhëruan evakuimin e shkollave.