Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Të gjunjëzuar nga varfëria ekstreme dhe sëmundjet, vajza apel Elvis Naçit për prindërit: Ju lutem më ndihmoni!

Varfëria është ulur këmbëkryq në mijëra familje shqiptare, kushtet ekonomike të të cilave rëndohen më shumë nga dita në ditë.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur mesazhe të panumërta, ku familje të ndryshme, që banojnë kryesisht në zona të thella, por jo vetëm, kanë kërkuar ndihmën e shqiptarëve, pasi jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë.

I tillë është edhe rasti i familjes Pemaj nga Skrapari, e përbërë nga tre anëtarë, të cilët ndodhen në kushte të mjerueshme ekonomike.

Dy prindërit dhe vajza jetojnë në një repart ushtarak në fshatin Vodicë, ku siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, lagështira ka pushtuar muret dhe banesa është thuajse e pabanueshme.

Por sikur të mos mjaftonin këto, dy prindërit nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore dhe nuk janë të punojnë, pasi vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Kryefamiljari vuan rruazat e shtyllës kurrizore, tensioni i lartë, bllokimi i mushkërive dhe ecën me paterica, ndërsa kryefamiljarja vuan nga anemia dhe trompoza në këmbë.

Vajza e familjes, e cila ndihet e pafuqishme e vetme, shprehet për JOQ Albania se ata nuk janë ndihmuar as nga Bashkia e Poliçanit e as nga Njësia Administrative Vertop.

Dy kryefamiljarët nuk marrin as pension, dhe nuk kanë si të përballojnë shpenzimet për të blerë ilaçet e për të kryer vizitat e nevojshme mjekësore.

E ndodhur në të tilla kushte, vajza thotë se nuk ka mundësi t’i ndihmoj prindërit, pasi edhe ajo vuan nga shikimi, dhe nuk po mundet as për veten e saj.

Ajo i bën thirrje publike Elvis Naçit që të merren me rastin e saj, pasi deri më tani askush tjetër nuk i ka ndihmuar dhe shteti i ka lënë në mëshirë të fatit.

Apeli i plotë:

Pershendetje JOQ, ju shkruaj per te me ndihmuar prinderit! Jemi te strehuar ne nje repart ushtarak ne fshatin vodice, komuna vertop, bashkia polican, mes gjendjes shum te veshtir si ekonomike dhe asaj shenetsore te dy prinderit te semure mamaja nga anemia dhe nje trombaz ne kembe babi nga rruazat e shtyllez kurrizore tesion i larte bllokim mushkri .ska gj me te keqe ti shikosh prinderit te vuajn mos te besh gj .shpi skemi tok jo tee paafte per pun duke shpresuar se ndoshta ndryshon dicka asgj m. komuna ska fonde bashkia ska fonde sju ndihmoj dot ..ju lutem beni dicka na ndihmoni jam semure nga shikimi per veten smundem dot me 😥😥😥😥😥kontaktoni ju lutem me elvis nacin mbase na mer si rast shprese dhe sherimi ju lutem pres pergjigjen tuaj 😥😥😥😥Babin e kam me paterice. Duya nje bisede me elvis nacin, ju lutem me ndihmoni. po patjeter babin e kam me paterice, por qe skam lek tua blej edhe vizitat qe duan, jan papum te pafte, te semure. Nese eshte e mundur tek elvis naci vstem ai mund ti jape rrugezgjidhje. Tebashkia mos u drejtoni se ska fonde as per te dhuruar nje banese sepse ketu ku jetojm jan reaparte dhe ata nuk nderhyjn dot keshtu ka thene zoti kryetar. Dhe prinderve si japin pension ata jan te semur shum duam ilace po bejn 6 muaj spo i vizitoj dot. mami eshre semur anemi ka nje dor te thyer nuk ia kan ngjitur mir e ka te mpire plus po i kalbet mishi i kembes.

Leave a Reply