Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Të gjitha femrat do donin të kishin marrë një letër dashurie nga ai, në këtë ditë ka lindur ‘romantiku i fundit’

Erich Maria Remark është një ndër shkrimtarët më të njohur gjerman. Ai ka lindur pikërisht në 22 qershor të 1898 në qytezën e Osnabrück-ut në Gjermani.

Remark u cilësua si romantiku i fundit për shkak të letrave të dashurisë që i niste të dashurës së tij, Marlene Dietrich.

Ai ishte shumë i dashuruar pas saj sa i shkruante se donte të ishte lëkur ngjitur me të.

Një nga letrat është kjo:

O, drita ime e dashur!… E di?… Nganjëherë, unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, e të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje. E atëherë tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën edhe më të rëndë gjëndjen. Por, megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm e, pastaj unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin… Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndjej që dora s’më bindet. Më duaj! Më thuaj që ti më do, kjo fjalë më bën mirë, më shëron. Kur ti më thua që më do, unë gjej forca e shkruaj edhe më bukur e më shpejt. Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde.”

E kush femër  nuk do donte të merrte një letër të tillë.