Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Tani është lidhje me një partner gjerman/ Iva Tiço tregon nëse do largohet nga Shqipëria

Iva Tiço ka treguar dhe më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj, të cilin ka vendosur ta mbajë larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.

foto galeri

Në bisedën virtuale me ndjekësit Iva Tiço ka zbuluar edhe nëse do të largohej ndonjëherë nga Shqipëria drejt një vendi tjetër.

“Do largoheshe nga Shqipëria dhe të jetoje diku tjetër?”- shkruan ndjekësja, ndërsa Iva Tiço përgjigjet duke thënë:

“Unë jo, sepse kam punë të atillë që mendoj që bëhet vetëm në gjuhën time, në vendin tim. Ndjal kur isha përpara kësaj dileme, partneri im zgjodhi të vinte të jetonte në Tiranë. Nëse do kisha profesion tjetër, ndoshta do e mendoja.”

Kujtojmë se Iva ka folur dhe më parë për planet e martesës teksa është shprehur:

“Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje.

Tani kam filluar t’i provoj seriozisht sado që mund të ngelem dhe për ca kohë pa planin konkret, sepse nuk më ka dhënë askush një unazë dhe nuk më ka propozuar askush. Kur i them ‘Do më japësh unazë?’, më thotë ‘Ndoshta’.

Sigurinë ma ka dhënë që në ditën e parë, se e kuptuam që ishim dhe do të ishim gjithmonë për njëri-tjetrin. Këtë e bën, sepse mendoj që kur ta bëjë këtë gjë do jetë një moment shumë special”.

Do largohet përfundimisht nga Shqipëria? Iva Tiço tregon