Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Talleni me barinjtë që punojnë në Shqipëri për një copë bukë, në këtë vend është hapur shkollë për t’i bërë vajzat baresha

Shtegtimi dhe kullota e bagëtive qysh prej kohëve që nuk mbahen mend, kanë qenë nën zotërimin ekskluziv të burrave. Por tani një iniciativë e re në Spanjë po kërkon ta ndryshojë atë me ngritjen e një shkolle për baresha.

Territori Bask në hartën e Spanjës. Udhëzues udhëtimi në Vendin Bask: si të  shkoni atje, çfarë të shihni, pazar, hotelet dhe ushqimet më të mira në  rajon

“Shkolla për Çobaneshat e Shekullit 21” është një risi në Spanjë dhe në mbarë botën dhe qëllimi i saj është i dyfishtë: t’u ofrojë grave një terren në një tregti të mbizotëruar prej burrave, por edhe t’u hedhë një litar shpë timi mijëra qyteteve spanjolle që ngadalë po zhd uken nga harta për shkak të shpopullimit.

“Ka pasur iniciativa edhe herë të tjera për çobanesha”, thotë Susana Pacheco, forca lëvizëse e shkollës së re, me seli në rajonin verior të Cantabria. “Por ndryshimi është se ne e kemi menduar këtë nga perspektiva e grave. Këtu bëhet fjalë për ekuilibrin punë-jetë, duke krijuar rrjete të mbështetjes dhe bashkëpunimit reciprok”, thotë ajo.

Projekti po nis nën siglën e Shoqatës Spanjolle Kundër Shpopullimit, një organizatë kombëtare që punon për të forcuar perspektivat e zonave ku popullsia po bie.

Delet e okupojnë qendrën e Madridit - Gazeta Online INSAJDERI