Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

S’u veshën në dasmën e tyre/ Këto janë vajzat vip shqiptare që u veshën me të bardha pa u martuar

Fustani i bardhë i nusërisë është ëndrra e çdo femre. Disa nga personazhet publike shqiptare e kanë përjetuar këtë ndjesi kaq të bukur e disa të tjera jo.

Por edhe ato që nuk e kanë provuar vellon e bardhë në altar, e kanë përdorur në daljet e tyre skenike.

Valbona Selimllari – Zonja më e bukur në Shqipëri, me një familje të konsoliduar, e ka provuar të bëhet nuse vetëm në sfilatën e ‘Geraldina Sposa’, ku është prezantuar si ylli i mbrëmjes.

Rudina Magjistari – Figura më e dashur e pasditeve shqiptare, e ka provuar gjithashtu vetëm si modele ekskluzive në sfilatë ndjesinë e fustanit të bardhë…

Arbana Osmani – Një nga prezantueset më të preferuara për shqiptarët është shprehur se nuk do të bëjë kur rë dasmë, por edhe ajo ka qenë ‘Nusja e nderit’ në një nga eventet e ‘Geraldina Sposa’.

Leonora Jakupi – Bukuroshja e skenës, këngëtarja e suksesshme nga Kosova e ka veshur fustanin e bardhë vetëm për t’i ardhur në ndihmë një numri humoristik që ka luajtur në një prej programeve festive të fundvitit në televizionet kosovare.

Rozana Radi – Këngëtarja e njohur e ka provuar më shumë se një herë ndjesinë e fustanit të bardhë, si pasojë e fotosesioneve që ka realizuar për butikun e saj të nusërisë, që e ka zotëruar kohë më parë.

Anbeta Toromani – Balerina e famshme shqiptare, Anbeta Toromani e ka provuar përmes “Geraldina Sposa” ndjesinë e të qenit nuse nderi.

Eranda Libohova – Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare ka qenë gjithashtu e ftuar nga kompania e njohur e organizimit të dasmave “GS” për të parakaluar si e ftuara speciale në pasarelën e tyre të përvitshme.

rudina-magjistari-0008-geraldinasposa-700-asnpz
arbana-osmani-010b-nuse-500

leonora-jakupi-nuse

arbana-osmani-010b-nuse-500
550005_10200854186180685_164911170_n
14371922_10207286016051983_1147580946_n
cover-2-eranda1