Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Studentët në universitete/ Besa Shahini: Vitet e fundit në qershor, të tjerët në fund të gushtit

Prej afro dy muajsh universitetet në Shqipëri janë mbyllur pë shkak të përhapjes së koronavirusit. Pak minuta më parë Ministrja e Arsimit ka njoftuar që viti akademik do të shtyhet me vetëm dy javë.

Gjithashtu u theksua se studentët mund të kthehen në universitete vetëm në fund të gushtit.

Shahini thotë se ata që janë për t’u diplomuar do të kthehen në auditore për 3-4 javë në qershor kurse provimet dhe riprovimet i zhvilojnë në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Më pas nga 25 gushti deri në fund të shtatorit kthehen në auditore ata që nuk janë për t’u diplomuar ndërsa provimet dhe riprovimet i zhvillojnë në tetor.

Ndërsa viti i ri akademik do të fillojë në nëntor.

Leave a Reply