Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Sot festohet ”Dita e Shën Gjergjit”, sjell lumturi dhe shëndet për gjithë shqiptarët kudo janë

Sot, në shumë vende të Ballkanit por edhe përtej festohet ardhja e pranverës. Është Dita e Shën Gjergjit, pjesë e Trashëgimisë (jo materiale) Kulturore të UNESCO-s.

Shën Gjergji, festa Pagane që kremton ardhjen e Pranverës - Balkanweb.com -  News24

Kjo festë pagane që kremtohet me 6 maj sipas kalendarit gregorian shënjon ardhjen e pranverës në mënyrën më festive të mundshme.

Festa e Shën Gjergjit bashkon katolikë, ortodoksë dhe muslimanë të cilët besojnë se ajo sjell gëzim dhe begati. Traditat festive janë të larmishme në secilin prej vendeve ku festohet.

Kjo ditë kremtohet në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, në komunitetin Goran në Shqipëri, Çeki, Kroaci, Bullgari, Katalonja, Siri dhe Palestinë.

Traditat Dhe Bestytnitë Më Interesante Të Ditës së Shën Gjergjit. Në zonën e Gorës në qarkun e Kukësit kjo festë kremtohet në plot katër ditë.

Në datën katër maj, fëmijët dalin nëpër livadhe për të mbledhur lule me të cilat duhet të lahen për festë.

Petalet e luleve hidhen në një legen me ujë dhe në përfundim të banjës, njeriu duhet të shpëlahet me petalet e luleve për të pasur shëndet, gëzim e begati.

Shën Gjergji, fshati që po bëhet 'kryeqytet' i turizmit në Malësinë e  Tiranës - Shqiptarja.com