Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

”S’kam të dashur të kisha bërë foto”/ Vajza e politikanes shqiptare pranon ndarjen

Vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Dedës, Ada ka marrë jo rrallë vëmendjen e mediave për shkak të paraqitjes së saj. Por ajo ka vendosur që jetën e saj private ta mbajë sa më larg mediave.

Gjatë një interviste të dhënë Ada ka thënë se nëse mohon lidhjen me personin që ke zgjedhur do të thotë të mohosh vetë atë.

“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e shoëbiz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm”.

Por në muajin Gusht modelja Ada Deda ngriti dyshimet se i kishte dhënë fund lidhjes së saj me djalin mis terioz. Ajo publikoi në Instastory një postim ku thuhej: Nuk mund ta përballoj një tjetër thyerje zemre!

Këto dyshime janë konfirmuar së fundmi nga vetë Ada. Vajza e ish-deputetes së PD-së ka realizuar në Tik Tok trendin ‘A Gan gster’s Wife’ duke shkruar krahas videos: Do e kisha bërë me foton e të dashurit po ja që s’kemi.