Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

S’ka treguar më parë kështu, Monika Lubonja: U nda nga babai i Teas kur isha 27 vjeçe

Monika Lubonja ka qenë e ftuar në emsionin “Goca dhe gra” ku foli për jetën e saj personale duke u ndalur tek marrëdhënien e saj me vajzën.

Ajo tha se i ka prezantuar partnerë vajzës së saj Teas pasi dhe ajo është shumë mendjehapur. Monika rrëfeu gjithashtu një nga momentet më të vështira siç ishte divorci nga babi i Teas, kur ajo ishte vetëm 27 vjeç. Më tej ka treguar se ka jetuar me familjen e saj pasi donte që vajza e saj të kishte figurën mashkullore në familje nuk donte që të jetonin krejt të vetme.

Për shumë vite derisa Tea u rrit Monika ka treguar se nuk ka pasur partnerë në jetën e saj, pas rritjes së vajzës vendosi të vazhdonte jetën duke ja prezantuar dhe vajzës partnerët e saj. E ftuar gjithashtu në emsionin “Natën me Aulonën” ajo foli për këtë pjesë duke thënë se ishte akoma e re për ti mbyllur dyert e zemrës por jetën e saj private nuk ka dashur ta bëjë asnjëherë publike.

E pyetur nëse është dikush në jetën e saj ajo tha se nuk ka dikë në jetë ku mes të qeshurave i bëri thirrje të duhurit të vinte.