Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

S’ka qetësi për Shqipërinë/ Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një tjetër mjek ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Sipas Ministrisisë së Shëndetësisë, ka humbur jetën Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, i cili shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezi kshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrez ikshëm që prek këdo, pa dallim!”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.