Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

S’ka qetësi për qytetin e Krujës/ Ja sa raste me koronavirus u regjistruan sot

72 raste të reja u njoftuan ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë përsa i përket situatës së koronavirusit në vend. Gjithashtu u njoftuan edhe dy viktima duke e çuar në total numrin e të vdekurëve në 55.

Nga rastet e reja, 9 të prekur janë shënuar në Krujë.

Të infektuarit janë punonjës fasonerie, një punonjës karburanti si dhe punonjës te hipoteka. Në total numri i rasteve aktive në këtë qytet është 113.

Në këtë numër të prekurish është e pamundur të bëhet gjurmimi i infektimit pasi ka raste që nuk i dihet origjina.

Të gjithë të prekurit janë vetëkarantinuar, ndërkohë që fasoneritë janë mbyllur dhe hipoteka punon me orar të reduktuar.