Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

S’ka qetësi, dridhet toka shqiptare/ Regjistrohen lëkundje tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Një tjetër është shënuar në zonën e Korçës, në fshatin Hoçisht mbrëmjen e sotme.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 dhe thellësi 2 km. Epiqendra ishte 11 km në juglindje të Korçës dhe 123 km në juglindje të Tiranës.

Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëmtime materiale.

Kujtojmë që në Korçë edhe dje u ndjenë lëkundje tërmeti me vetëm 1 km thellësi e magnitudë 3.6.