S’ka paqe për Shqipërinë/ Sërish regjistrohet numër rekord rastesh, ja cilat qytete janë më të prekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në vend janë konfirmuar 82 raste të reja me COVID-19. Rëndohet situata tek spitali Infektiv: janë të shtruar 84 pacientë, 11 janë në terapi intensive në gjendje serio ze dhe 6 prej tyre të int ubuar, në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.