Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

S’ka paqe, infektohen me koronavirus edhe profesorët shqiptar të Fakultetit të Mjekësisë

Koronavirusi prek edhe Fakultetin e Mjekësisë, disa profesorë rezultojnë pozitivë.

Koronavirusi ka prekur edhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Disa profesorë në këtë fakultet kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Informacione rreth gjendjes së tyre ka dhënë Prodekani për Çështje Akademike, Safedin Muçaj.

Muçaj ka thënë se disa prej profesorëve të këtij fakulteti janë të infektuar me koronavirus, por se po qëndrojnë në vet-izolim në shtëpitë e tyre.

Sipas tij, të gjithë janë duke respektuar te gjitha rekomandimet e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ai ka treguar se në Klinikën Infektive gjenden të hospitalizuar edhe dy profesorë të pensionuar si në arsim dhe shëndetësi.

“Disa profesorë tjerë në FM fillimisht kanë qenë pozitiv në COVID 19, por qe në ndërkohë janë shëruar dhe kanë rezultuar me testim negativ -COVID 19. Disa të tjerë si staf akademik i FM janë infektuar me COVID 19 dhe janë duke qëndruar në vet-izolim në shtëpitë e tyre. Të gjithë janë duke respektuar te gjitha rekomandimet e parapara nga IKSHPK”, thuhet në përgjigjet e Muçajt.