Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Silva Bino jep një tjetër lajm të keq: S’jam aspak optimiste, kjo gjë negative do të ndodhë me Covid-19

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjava.

Situata me COVID-19, specialistja e ISHP-së Silva Bino: Janë ...

Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve. “Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha ajo.

Silva Bino: Gjendja në spitalin e Durrësit më e rënduar, pacienti ...

Bino nuk u shfaq optimiste lidhur me reduktimin e rasteve të reja në javët e ardhshme. “Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 muaj. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme”, tha ajo.

Sipas saj, masat më të mira parandaluese mbeten distancimi fizik dhe gjurmimi i kontakteve të të prekurve.