Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Si e përballoi Shqipëria deri situatën e koronavirusit? Dalin të dhënat, ja ku renditet në rajon

‘Deep Knowledge Grup’ ka realizuar një studim rreth çdo shteti dhe rajoni në lidhje me performancën e përballjes ndaj COVID-19.

Indrit Seferi, specialist i Shëndetit publik nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike shpjegoi për Euronews Albania të dhënat e përpunuara për të kuptuar edhe trendin e Shqipërisë.
Detajet, djali donte të vriste me gërshërë të ëmën, por godet në gjoks policin

Gjashtë ishin kriteret mbi të cilat u mblodhën të dhënat e studimit: që lidhen me eficencën e karantinës, eficienca shtetërore, monitorimi dhe dedektimi për rastet, gatishmëria e kujdesit shëndetësor, aftësia e këtyre vendeve për t’u përshtatur me ndryshimin dhe gatishmëria e emergjencës.

Z. Seferi shpjegoi se në studim shtetet ndahen në 4 kategori: vendi i parë shtetet me performancë më të mirë, vendi i dytë dhe i tretë përfshijnë vendet 21-100, ku janë vendosur 60 parametra, dhe vendi i katërt ato që nuk kanë pasur performancën e duhur.

“Shqipëria ndodhet ne pozicionin e 88 në këtë rankim, por krahasimi varet se me cilat vende bëhet. Nëse do të krahasohemi me rajonin, Shqipëria ndodhet e parafundit. Në vendin e parë në rajon ndodhet Sllovenia dhe në të fundit Maqedonia e Veriut.

Pra, ka vend për të bërë përmirësime për t’u krahasuar me rajonin. Nëse marrim krahasimin për eficiencën e karantinës, Shqipëria është e 7-ta në Ballkan, pra kemi indikatorin më të mirë në krahasim me indikatorët e tjerë”, shpjegoi specialisti i ISHP.